Ky është personi i vrarë mbrëmë në Prishtinë

Sipas burimeve të policisë bëhet fjalë për vrasjen Nehat Sahitit dhe plagosjen e Rijada Currit.

Policia fillimisht kishte pranuar informacionin për një plagosje dhe në momentin e daljes në vendin e ngjarjes kishte gjetur tri gëzhoja që i përkasin armës së shkurtër.

Krimi kishte ndodhur kur nga një veturë që dyshohet të jetë “Ford” ose “Fiat” ngjyrë e kuqe është shtënë me armë në drejtim të katër kalimtarëve.

Fillimisht nga të shtënat të lënduar kishin mbetur dy persona, ku i plagosuri Nehat Sahiti si pasojë e plagëve të marra rreth një orë pasi ishte plagosur ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kurse e lënduara Rijada Curri ka marrë gërvishtje në shuplaken e dorës se majtë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë emrin e një sulmuesi, që sipas informacioneve të Drenica Sot, i dyshuari për vrasje është i moshës rreth të 20-ave./DrenicaSot.