Ky është modeli më ‘i çmendur’ i Audisë(VIDEO)

  01 Dec 2017

Audi RS3 standard ka 400 kuajfuqi, ndërsa kompania e njohur ABT Sportsline motorin 2.5-litër Turbo të këtij modeli e ka përforcuar në 460 kuajfuqi, përkatësisht versionin Sportback dhe Sedan.

Ndër ndryshime tjera që ka pësuar ky RS3 janë amortizatorët, frenat dhe sistemi i ri i shkarkimit të gazrave.

Po ashtu, ABT Sportsline për këtë model në këtë rast ka zgjedhur edhe rrotat me diametër prej 19 dhe 20-inç, si dhe disa elemente nga fibra të karbonit dhe etiketën ABT.

Në përgatitje është edhe paketa për më shumë kuajfuqi, ndërsa promovimi i saj pritet të bëhet në panairin e veturave në Essen, Gjermani, i cili do të mbahet këtë vit nga 2 deri 10 dhjetor.

https://m.youtube.com/watch?v=E-hoE4hzq9U

 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.