fbpx

KY ËSHTË KUMANOVARI QË NDIHMOI NË LIRIMIN E SHQIPTARËVE NË RASTIN ‘MONSTRA’ (DOKUMENT

  03 Dec 2017

Kryetari i IGFM-së dhe kundërshtari i ashpër i regjimit të kaluar, Idriz Sinani ka dhënë një
kontribut të çmueshëm në lirimin e shqiptarëve të pafajshëm në rastin ‘Mostra’ dhe zbardhjen
e rasteve tjera të montuara ndaj shqiptarëve.
Përpor protestave, reagimeve e aktiviteteve tjera në forumet e ndryshme të organizatave
ndëkombëtare, Sinani ka pasur një kontakt direktë me kryeministrin e vendit Zoran Zaev.

Gjatë tetor nëntor, kryetari i organizatës gjermane për të drejtat e njeriut i ka dërguar kërkesë
dhe letër qeverisë së Maqedonisë për lirimin e të dënuarve në rastin Mostra si dhe zbardhjen e
rasteve tjera të montuara nga regjimi i kaluar.
Qeveria e Maqedonisë, në përgjigjen e kthyer më 28 nëntor ka vlerësuar punën e palodhshme
të veprimtarit shqiptarë nga Kumanovë, duke garantuar zbardhjen e plotë të Rastit Monstra
dhe rasteve tjera.

Kryeministri Zaev, ka shprehur gatishmërinë të aplikoj sugjerimet e organizatës IGFM të
prezantuara nga Idriz Sinani.

Ky i fundit thotë për agjencinë e lajmeve INA, se në kohën kur partitë politike po rrahin gjoks
për lirimin e përfaquesve të rastit Monstra, duke të njihet edhe kontributi i organizatave për të
drejtat e njeriut si dhe personaliteteve të cilët kanë ndihmuar në zbardhjen e plotë të këtij
rasti.