Ky është klubi me të ardhurat më të mëdha në Champions League

Ky është klubi me të ardhurat më të mëdha në Champions League

  08 Apr 2019

E autorizuara, ‘Ramble’ ka bërë një vështrim në financat e klubeve të mbetura në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës.

Tre klubet në çerekfinale të Ligës së Kampioneve kanë më shumë se gjysmë miliardë funte të ardhura, të udhëhequr nga Barcelona me 612 milionë funte, pasuar nga dy klubet e Manchesterit: United 590 milionë funte dhe City 500 milionë funte.

Të ardhurat më të ulëta deri më tani i ka Ajax me 81 milionë dhe Porto me 94 milionë funte, përcjell GazetaBlic.Klubet angleze kanë të ardhurat më të larta në Europa League: Chelsea me 448 milion paund dhe Arsenal me 389 milionë funte.

Napoli ka 162 milionë funte dhe pasohet nga Benfica me 133 milion dhe Eintracht Frankfurt me 103 milion.Të dy klubet spanjolle, Valencia dhe Villarreal, janë të dyja nën 100 milionë funte.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.