Ky eshte i riu vjeqar qe u vra dje!

Një 16 vjeçar shqiptar nga tetova, është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Danimarkë. Viktima është Servet A. i lindur dhe i rritur në Danimarkë, ndërsa prindërit e tij janë shqiptarë nga fshati Xhepçisht i Tetovës. 16 vjeçari ishte fëmija i vetëm i çiftit, ndërsa krimi i rëndë ka tronditur komunitetin ku ai jetonte në lagjen Ragnhildgade në Kopenhagen.

Ngjarja

Të hënën në mbrëmje i riu kishte dalë me dy shokë për të shkuar në një festë. Ai po kthehej në shtëpi rreth orës 21:00 dhe ishte parë nën shoqërinë e një grupi personash. Dëshmitarë i kanë thënë policisë se kanë qenë rreth 4 persona së bashku me 16-vjeçarin shqiptar.

Më pas u dëgjuan të shtëna me armë. Grupi i të rinjve u largua me shpejtësi. Të njëjtët dëshmitarë thonë se jo shumë larg vendit të ngjarjes, një makinë priste katër djemtë që ishin me shqiptarin dhe më pas u larguan me vrap. Adoleshenti është qëlluar të paktën 6 herë me armë, thonë mediat lokale. Policia paraprakisht dyshon se shkak mund të ketë qenë ndonjë sherr mes të rinjve, megjithatë shkaqet e sakta nuk dihen ende.

Në komunitetin ku jetonte, 16-vjeçari shqiptar njihej si njeri i qetë. “Nuk guxoj të mendoj se si është tani mamaja e tij”, ka thënë një adoleshent, i cili mbante në duar lule.

Hetuesit kanë marrë në pyetje prindërit e djalit, miqtë e tij dhe dëshmitarë për të identifikuar personat që e shoqëronin në çastet e fundit të jetës.