I riu nga Ferizaj, i cili humbi sot jetën duke rënë nga kati i shtatë i një ndërtese në rrugën “Zenun Beqa” në Lagjen e Re quhet Riad Domaneku (20 vjeç).
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Po ashtu shoqëria e djalit që tashmë ka ndërruar jetë kanë shprehur ngushëllime nëpër rrjetet sociale.
Ende nuk dihen motivet e kësaj vdekjeje, policia po merret me rastin.