Ky është heroi i Anton Qunit!

  29 Nov 2017

Edhe Anton Quni, deputet i LDK-së dhe komandant i UÇK-së i Betejës së Koshares e ka heroin e vet. Ndryshe nga koha e luftës, Anton Quni e ka quajtur hero Rafetin 8 vjeçarin nga fshati Rencë e Dragashit i cili kishte bërë rreth 7 kilometra rrugë, nëpër mot me shi, për t’i siguruar motrës së tij 3 vjeçare disa fruta të cilat ia kishte dhuruar një bamirës, shkruan Botapress.

Lexone bisedën mes Antonit e Rafetit dhe kuptojeni arsyen pse ky i fundit është hero i Anton Qunit!

Heroi im!

Rafetin 8 vjeçë, nga fshati Rencë i Dragashit, e takova para dy jave në dalje të Dragashit për Prizren. Më dha shenjë të ndaloj.

Ishte kohë me shi dhe bënte ftohtë. E ndalova makinen, e mora, u ulë në ulësen e pasme dhe vazhduam rrugën së bashku. Filluam biseden si dy të rritur. Edhe pse i lagur dhe i ngrirë nga të ftohtit ishte i hareshem dhe i lumtur.

Kishte arritur që t’i siguronte ca fruta për motren 3 vjeçare që ishte e lënduar. Një bëmirës ia kishte dhuruar ca pemë.

Në Dragash kishte ardhur në këmbë..rreth 7 km rrugë nga fshati i tij, por kjo largësi nuk i bënte përshtypje pasi që kishte siguruar pak ushqim për të motren.

Në ndarje më bëri një kërkesë; që ta vizitoj në Diten e Flamurit.

Rafet, ti je heroi im!

Urime Dita e Flamurit!