Ky është H.Beqiri 23 vjeçari i cili u vra, ja si ndodhi ngjarja tragjike

  05 Nov 2017

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 23-vjeçari Hermes Beqiri, i cili u plagos mbrëmë në qytetin e Shkodrës. Hermes Beqiri mbeti i plagosur në Shkodër në lagjen Kiras, ndërsa ishte një personazh i njohur për policinë pasi ka qenë i arrestuar dhe dënuar më parë për vjedhje.

Beqiri u qëllua me armë zjarri pas një grindje me disa persona, ndërsa Forcat Shqiponja vunë në pranga Elvis Hoxhën 3 orë pas atentatit.

17-vjeçari është arrestuar në një banesë në ndërtim, teksa po qëndronte i fshehur. Pranë 17-vjeçarit u gjet edhe arma e krimit, tip kallashnikov.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth 19:20 minuta,në një lokal pranë “ish- zooteknikës”, kur Elvis Hoxha qëlloi mbi Hermes Beqirin, i cili ndodhej së bashku me 3 persona të tjerë brenda ne lokal.

Bashkë me Elvis Hoxhën është arrestuar edhe një 17-vjeçar tjetër me inicialet D. H., i cili ka qenë bashkëpunëtor në krim. Sipas Drejtorit të Policisë Shkodër, Gjovalin Loka, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Policia e Shkodrës bëri me dije se ka arrestuar edhe 21-vjeçarin Bekim Turishta me akuzën e moskallëzimit të krimit.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.