Ky është gjyqtari që dënoi Mlladiqin dhe liroi Haradinajn në vitin 2008

  22 Nov 2017

Alphonsus Martinus Maria Orie apo i njohur ndryshe si Alphons Orie, është ish-avokat holandez që tashmë është njëri nga tridhjetë e dy gjyqtarët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, shkruan Gazeta Blic.

Në vitin 2008, Orie kishte shpallur të pafajshëm kryeministrin e tashëm të Kosovës, Ramush Haradinajn.

Ndërsa sot, ai shpalli vendimin që i ashtuquajturi Kasapi i Bosnës, Ratko Mladiq të dënohet me burg të përjetshëm.

Mladiq është dënuar me burg të përjetshëm pasi është shpall fajtor për gjenocid krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Tribunali për krime lufte për ish-Jugosllavinë.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.