Kandidati i AAK-së për Komunën e Istogut, Gani Dreshaj, ka fituar garën për të qenë kryetar i ri i kësaj komune, raporton Gazeta NewBorn.
Pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë, Dreshaj ka përbmysur rezultatin e deritanishëm në Istog, duke deklasuar Haki Rugovën e LDK-së, raporton Gazeta NewBorn.
Ai, prej sotit është edhe zyrtarisht kryetar i Istogut, dhe jo më Haki Rugova.
Gani Dreshaj, deri sot ishte deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së. Ndërsa me ngarkimin e detyrës si kryetar i Istogut, ligji e parasheh dorëheqjen e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës.
E në vend të tij do të jetë Rafet Rama i PDK-së, i cili nga lista e koalicionit PAN, është i pari prej atyre i cili nuk kishte arritur të kishte vota të mjaftueshme për tu berë deputet i Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta NewBorn.
Rafet Rama, ka 8868 vota, të cilat atë e bëjnë nga sonte deputet të Kuvendit
Theme : Good News Lite