fbpx

Ky është deputeti i PDK’së që mund ta zë vendin e Gani Dreshajt në Kuvendin e Kosovës(FOTO)

  18 Dec 2017

Pas përfundimit të zgjedhjeve në komunën e Istogut, Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar edhe rezultatet preliminare sipas të cilave fitues doli të jetë kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj.
Dreshaj arriti që me 52 vota më tepër të fitoj duke lënë pas kundërkandidatin e tij, Haki Rugova.

Në bazë të këtij rezultati del që kandidati i AAK’së, Gani Dreshaj ka fituar 10 mijë e 241 të votave ndërsa kundërkandidati i tij, Haki Rugova, 10 mijë e 189 vota.

Ndërsa në vendin e Dreshajt, si deputet i Kuvendit të Kosovës do të jetë kandidati i PDK-së në zgjedhjet e qershorit, Rafet Rama.

Rama në bazë të votave të mbledhura posedon të drejtën e rreshtimit në legjislaturën e PDK’së në Kuvendin e Kosovës.

Rafet Rama kishte arritur që në zgjedhjet e qershorit të mbledhë gjithsej 8 mijë e 821 vota.