Këngëtarja e njohur, Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu janë në një lidhje dashurie, transmeton Klan Kosova.
Pas disa fotografive që qarkulluan në rrjetet sociale ku çifti janë parë së bashku ka folur nëpërmjet Facebookut, menaxheri i Seldit.
Ai ka uruar çiftin madje edhe për një martesë të shpejtë.
“Gëzuar miqtë e mi, Mimoza dhe Seldi, qofshi me fat e me mbarësi. Ju pafsha sa më shpejtë qift bashkëshortor me fëmije të bukur e të dashur e të shëndoshë. Ju do Avni Selimi”, shkruan ai në Facebook.