Ky është biznismeni shqiptar që ishte për darkë në shtëpinë e Donald Trumpit në Florida

Ky është biznismeni shqiptar që ishte për darkë në shtëpinë e Donald Trumpit në Florida

  17 Mar 2019

Biznismeni shqiptar, Sal Rusi, gjendet në rrethin e ngushtë të binzismenëve amerikanë që po punojnë me Presidentin Trump, për zgjedhjet e vitit 2022

Nuk është i vogël numri i biznismenëve shqiptarë që operojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që përvec tjerash, kanë edhe ndikim të fortë edhe në nivele të larta politike. Kjo nuk është ndonjë risi e madhe. Pesha e shqiptarëve në ekonominë amerikane, por edhe në politikën amerikane, ka qënë me ndikim në disa dekadat e fundit. Madje merita të mëdha për sensibilizimin e Kongresit amerikan dhe Shtëpisë së Bardhë, në kohën e luftës së Kosovës, kanë pikërisht kjo kastë e patriotëve shqiptar, që dhanë nga xhepi i tyre për të lobuar në instanca të larta politike.

Ardhja e Donald Trumpit në pushtet dukej që kishte prishur shumë matematika te shqiptarët, të cilët konsideroheshin të afërt me Klintonët, por edhe me figura të tjera tradicionale politike, në të dyja partitë e mëdha politike. Trump ishte një figurë jashtë establishmentit politik, prandaj dukej që këtë herë shqiptarët kishin mbetur anash. Sido që të jëtë, dy vjet pas ardhjes së tij në Shtëpi të Bardhë duket që kanë qënë të mjaftueshme që figurat e shquara të biznesit, nga formacioni i shqiptarëve, të gjëjnë derën për të Trump. I pari prej tyre si duket është Sal Rusi, ndër shqiptarët më të pasur në botë, i cili javën e kaluar ka qënë në villën e Trumpit në Florida, Mar-a – Lago, atje ku Presidenti Trump i kalon vikendet dhe pushimet.

Sipas disa emailave që posedon Gazeta Express Sal Rusi kishte qënë në darkë të premtën e kaluar, bashkë edhe me biznismen të tjerë amerikan.

“Të premtën do të hamë darkë me Presidentin, kurse të shtunën do të zhvillojmë disa takime për të përgatitur strategjinë e zgjedhjeve për vitin 2020”, thuhet në një email të cilin e ka Gazeta Express.

Sal Rusi në Kosovë ka investuar në sjelljen e KFC’së, së bashku me biznismenin Fatmir Zymberi, brend ky që ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në tregun e Kosovës.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.