Ky është betimi që dhanë gjyqtarët dhe prokurorët serbë para Thaçit (Dokument)

  06 Nov 2017

Javën që shkoi, deputeti i Kuvendit të Kosovës Korab Sejdiu kishte kërkuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës informata lidhur me emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në katër komunat në veri të Kosovës, për të vlerësuar nëse të njëjtit janë integruar në sistemin e drejtësisë të Republikës së Kosovës duke dhënë betim ndaj Republikës së Kosovës dhe Kushtetutës dhe ligjeve të saj.“Këta gjyqtarë dhe prokurorë janë emëruar duke nënshkruar deklarata që në asnjë vend nuk përmendin Republikën e Kosovës ose Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por ndër të tjera përmendet vetëm Kosova, legjislacioni i Kosovës dhe konkluzionet e dakorduara për process të integrimit – pra nuk shprehet në asnjë mënyrë lojaliteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve në fjalë ndaj shtetit të Kosovës.Koha do ta tregojë nëse gjyqtarët dhe prokurorët në fjalë janë integruar në sistemin e drejtësisë të Republikës së Kosovës dhe nëse do të punojnë për këtë vend, pavarësisht të dhënave të paracekura që i ndava me ju”, ka thënë deputeti Sejdiu.

Sipas tij, këta gjyqtarë dhe prokurorë janë emëruar pa dhënë betim të njëjtë sikur që e jepin të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë që kyqen në sistemin e drejtësisë të Republikës së Kosovës.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.