Ky është anëtari i VV’së që zëvendëson Aida Dërgutin

  15 Dec 2017

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri sot mbajti mbledhjen e radhës të Këshillit, në të cilën mori pjesë edhe sekretari organizativ, Ismajl Kurteshi.

Pas situatës së re të krijuar në VV dhe sidomos në qendrën e Vushtrrisë, ku kryetarja e VV-së në këtë qytet dha dorëheqje pas ofendimit të bërë ndaj Albin Kurtit, në këtë mbledhje të mbajtur sot është zgjedhur koordinatori i qendrës së VV-së në Vushtrri dhe një grup punues.

Ky grup punues do të luaj rolin e Kryesisë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme, proces i cili do të shpallet të dielën në Këshillin e Përgjithshëm dhe pritet të përfundoj në janar ose në shkurt.

Koordinator i Qendrës është zgjedhur veprimtari i shquar Ali Januzi, ndërsa grupi punues ka arritur më votim t’i zgjedh edhe 10 anëtarë të tjerë, ndërsa pozita e 12-të dhe 13-të nuk është plotësuar për shkak se tre persona kanë marrë vota të barabarta, e të cilët në mbledhjen e radhës të Këshillit do të garojnë përsëri.

Veriu.info ka siguruar emrat e anëtarëve të zgjedhur të grupit punues, të cilët i kemi renditur sipas votave të marra në votimin e sotëm:

Kordinator: Ali Januzi

Anëtarë të Grupit Punues sipas votave:

Besim Muzaqi

Sylejman Meholli

Mehmet Selaci

Mehdi Bejtullahu

Bahrije Ademi

Burim Rexhepi

Eljesa Abazi

Idriz Muli

Ymer Haradinaj

Faton Shabani

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.