Ky do të jetë pozicioni i Aida Dërgutit në Vetëvendosje pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm!

  17 Dec 2017

Lëvizja Vetëvendosje përgjatë ditëve të fundit u përball me probleme të mëdha brenda partisë.

E gjitha kjo filloj pas publikimit të një bisede ku deputetja Aida Dërguti i drejtohej deputetit Albin Kurti me fjalë fyese.

Por sot pas përfundimit të mbledhjes së 31-të të Këshillit të Përgjithshëm, deputeti Sami Kurteshi ka thënë se Vetëvendosje ëshëtë unifikuese dhe e fortë.

Ai ndër të tjerash ka komentuar edhe pozitën e deputetes Dërguti, e cila ditë më parë dha dorëheqje nga postet brenda Vetëvendosjes.
Ndërkohë deputeti, Ismajl Kurteshi ka thënë se Aida Dërguti vazhdon të jetë anëtarë.

“Aida Dërguti është anëtare. Keni dëgjuar edhe për letrën e Albinit, ku ka thënë se e ka falëAidën dhe se nuk i ka borxh. E ka bërë një gabim që e bëjnë të gjithë njerëzit. Do të ecim bashkë me Aidën dhe të gjithë të tjerët”, ka thënë Kurteshi

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.