fbpx

Ky do jete bugjeti i Kosoves per vitin 2018

  17 Oct 2017

Kosova ende nuk e ka miratuar buxhetin për vitin 2018. Afati i fundit për të proceduar Projektligjin për buxhetin në Kuvend është deri me 31 tetor 2017.

Buxheti që parashihet të miratohet shumë shpejtë, do të jetë mbi dy miliardë euro, që sipas drejtorit të zyrës për informim në Ministrinë e Financave, Muharrem Shahinit, buxheti do të jetë më i larti ndonjëherë në Kosovë.

“Projektligji për buxhetin e shtetit për vitin 2018 do të procedohet brenda afateve ligjore që nënkupton prej datës 25 deri 31 tetor 2017. Buxheti për vitin 2018 do të jetë buxheti më i lartë ndonjëherë në Kosovë, do të jetë mbi dy milard euro, i bazuar në burime të sigurta të të hyrave”, ka thënë Shahini.

Edhe vetë Ministri i Financave, Bedri Hamza, është zotuar se në javën e fundit të muajit tetor do finalizohet ky buxhet, për t’i hapur rrugën diskutimeve në Kuvendin e Kosovës, pas procedimit nga ana e Qeveris së Kosovës.

I pyetur për premtimin e ministrit Hamza se a do të ketë rritje te pagave në sektorin publik, Shahini tha se kjo do të ndodh konform legjislacionit në fuqi.

Po ashtu ditë më parë, Udhëheqësi i Misionit të FMN-së, Jacques Miniane, ka folur për buxhetin dhe rritjen e pagave duke thënë se rritja e pagave në sektorin publik në Kosovë duhet të jetë graduale dhe të bëhet në përputhje me rritjen ekonomike të vendit.

Ai kishte deklaruar se rritja ekonomike në muajt e fundit ka qenë e nivelit të kënaqshëm, ndërsa ka nënvizuar se duhet disiplinë buxhetore e vazhdueshme.