fbpx

Ky detaj në mbledhjen e sotme të Vetëvendosjes nxori në shesh se kush me kënd është

  17 Dec 2017

Përplasjet e fundit brenda Vetëvendosjes që janë shfaqur së fundmi në publik, kanë treguar për dallimet e mëdha që janë aty.

Këto dallime janë thelluar mes Albin Kurtit dhe Dardan Molliqajt.

Megjithatë, pas një mbledhje urgjente që ishte mbajtur në selinë e kësaj partie, ishte vendosur që askush të mos deklarohej përveç kreut të saj Visar Ymeri.

I pari që kishte folur për këto dallime ishte vetë Ymeri. deklaratat e tij nxitën reagimin e disa prej aktivistëve, e më vonë edhe të vetë atyre që janë pjesë e dallimeve brenda Vetëvendosjes.

Ishte Dardan Molliqaj që në njërin prej televizioneve tregoi përplasjet me Albin Kurtin. Më pas nisën edhe rreshtimet në krahë të ndryshëm në anëtarëve të partisë.

Marrë për bazë këto zhvillime, u pa e nevojshme të mbahej mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, për t’u përgatitur për zgjedhjet e kryetarit të saj.

Kjo mbledhje u mbajt sot. Ndonëse kreu i saj Visar Ymeri dhe Dardan Molliqaj nuk morën pjesë, aty u panë anëtarë të tjerë, për të cilët është raportuar se mbajnë anën e Molliqajt.

Gjatë kësaj mbledhjeje, sa herë që përmendej emri i Albin Kurtit, duartrokitjet s’kishin të ndalur. Kjo ndodhi sidomos pas leximit të letrës së Kurtit të cilën e kishte dërguar nga burgu i Lipjanit ku po mbahet nën masën e paraburgimit.

Duartrokitjet e shumta megjithatë nxorën në pah disa dallime.

Në mesin e të pranishmëve në mbledhje ishte edhe Dardan Sejdiu, i cili së bashku me disa të tjerë nuk duartrokitën. Sytë e tyre ishin të kthyer kah ata që e bënin një gjë të tillë.