Në komunën e Fushë Kosovës ashtu siç edhe pritej Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar qysh në rundin e parë në zgjedhjet komunale të cilat u mbajtën të dielën, shkruan Media Kosova
Kryetari i kësaj komune Burim Berisha ka fituar edhe një mandat pasi ka fituar mbi 63 % të votave në komunën e cila po del të jetë bastioni më i madh i LDK-së në Kosovë.
Kur jemi tek Fushë Kosova kandidati për asamblist nga radhët e LDK-së, Dr. Remzi Shala po del të jetë më i votuar se sa kandidatët të cilët u futën në garë për Kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e AAK-së, AKR-së dhe Nismës, Shala ka marrë mbi 600 voto.
Po ashtu Shala si kandidat për asamblist ka mposhtur edhe kandidatin e pavarur për Kryetar të Fushë Kosovës, Ylber Islamin, madje Islami ka marrë vetëm 34 vota.