KUSHTI I LDK-SË PËR QEVERINË ‘HARADINAJ’ QË TA VOTOJË DEMARKACIONIN

  05 Dec 2017

Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe anëtari i LDK-së, Skënder Hyseni, ka thënë se beson që marrëveshja e arritur me Malin e Zi për demarkim të kufirit duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, duke nënvizuar se idetë dhe bazat e argumentimit të komisionit të ri të formuar për këtë çështje janë të rrezikshme.

Në Zona B në Klan Kosova, ai ka deklaruar se ky komision dhe vetë kryeministri Ramush Haradinaj po luajnë me qytetarin e Kosovës, duke e lënë të izoluar, për shkak të një kauze të paqenë, ndjekja e së cilës mund ta hapë Kutinë e Pandorës.

“Ka shumë njerëz aktiv në politikën e Kosovës që e kanë nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, por siç duket kanë harruar çka kanë nënshkruar. Në kohën e negociatave, kishte variante të ndryshme për atë se cila datë duhej të merrej si bazë për vendosjen e kufirit tonë. Dhe me insistimin tonë, Marti Ahtisaari u bind që të merrej territori si më 31 dhjetor të vitit 1988”, deklaroi Hyseni.

Por, Hyseni ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës do ta votojë ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, “nëse pozita i bën 61 vota”.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.