Kush janë dy armiqtë e Kosovës, sipas Albin Kurtit?

Kush janë dy armiqtë e Kosovës, sipas Albin Kurtit?

  11 Apr 2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, teksa ka mbajtur fjalim në tubimin “Kundër PANhajnisë”, që po mbahet në Prishtinë, ka përmendur dy armiqtë më të mëdhenj të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Sipas Kurtit, Kosova njërin armik e ka Serbinë, e tjetrin korrupsionin, duke thënë se armiku i parë është i jashtëm e i dyti i brendshëm.Kurti ka shtuar se “ende pa u cliruar mirë Kosova nga jashtë, këta (pushtetarët) e kanë kapur nga brenda”

“Kosova sot ka dy armiq – Serbinë nga jashtë dhe korrupsionin nga brenda. Pra, kriminelët e luftës dhe kriminelët e paqes. Ende pa u cliruar shteti nga jashtë, këta e kanë kapur nga brenda”, ka thënë Kurti./Gazeta Blic/

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.