Skena politike në Kosovë do të mund të tronditej shumë lehtë, dhe ndoshta të përmbysej nëse do të zbuloheshin disa nga sekretet e luftës. Njëri prej këtyre sekreteve që mund ta përmbysë jetën politike, është rrëfimi për ditët e fundit të heroit kombëtar Adem Jashari.
Ai sikur zgjodhi, që së bashku me familjen të sakrifikohej për të krijuar idealin e shqiptarëve për çmimin që duhet të paguajnë për liri.
Vrasja e tij dhe masakrat që kreu regjimi serb ndaj familjes Jashari, tronditën shqiptarët, të cilët ishin të gatshëm për çdo sfidë, vetëm e vetëm që të arrihej liria.
Dyshimet janë se Adem Jashari po tradhtohej në vazhdimësi nga njerëz që silleshin rreth tij. Dyshohet se këta njerëz ishin dhe janë ende në politikë.