Kush është zyrtari që e përdor veturën e shtetit të shtunën për të shkuar në restorant?

  09 Dec 2017

Veturat zyrtare po përdoren edhe jashtë orarit, në pikë të natës. Një ditë pasi ministri i Zhvillimit Ekonomik ndaloi përdorimin e veturave zyrtare jashtë orarit të punës, në redaksinë e Gazetës Express vjen një fotografi ku shihet vetura me targa zyrtare “5Z…” në afërsi të restorantit “Ura e Shenjtë”, në pikë të natës. Por, kush është ky zyrtar që po e përdor veturën e shtetit, të shtunën?

Nga kjo fotografi mund të dalloni mirë targat e kësaj veture zyrtare “5Z…” e cila u end të shtunën, ditë pushimi për institucionet, në mbrëmje. Kjo veturë po shihet se është në afërsi të restorantit “Ura e Shenjtë” e cila ndodhet në rrugën Gjakovë-Rahovec.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, dje ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të automjeteve zyrtare të MZHE’së, pas orarit të punës.

Vendimi i Ministrit Lluka që mban datën 8 dhjetor parasheh shfuqizimin e të gjitha vendimeve në fuqi, për përdorim të automjeteve zyrtare pas orarit të rregullt të punës.

“Përdorimi i automjeteve zyrtare pas orarit zyrtar dhe për udhëtime jashtë vendit është i mundshëm me vendim të ministrit pas propozimit me shkrim nga ana e sekretarit të përhershëm. Të gjitha automjetet e regjistruara me nga dy (2) palë targa urdhërohen të përdorimin vetëm targat zyrtare sipas legjislacionit në fuqi. Ky vendim hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit”, thuhet në vendimin e ministrit Lluka

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.