Kush eshte Shqiptari qe lutet per fitoren e Partizanit te Beogradit kunder Skenderbeut!

  30 Oct 2017

Ish sulmuesi i Partizanit të Beogradit, Xhevat Prekazi, kishte ardhur bashkë me valën e talenteve kosovarë në Partizan jugosllav.

“Beogradi është qyteti dhe shteti jem. Atë gjithmonë e kam fol. Krejt çfarë kam bërë në jetën time, në Beograd i kam ba. Partizani është shtëpia jeme e dytë.”

Historia e tij duket si e pasqaruar, thotë se nuk ka qenë kundër Kosovës, por e vetmja gjë që i ka interesuar është futbolli. Ndeshjen Partizani i Beogradit-Skënderbeu do ta ndjekë nga tribunat e stadiumit, tifo bën për klubin e tij dhe shpreson të fitojë.