Kush është prapa jetës luksoze të Morena Tarakut?
E bukur dhe me shumë stil. Ekzotike dhe gjithmonë në hap me brendet më të njohura botërore, Morena Taraku lehtë mund të ja plas barkun një xhelozi me jetën e saj luksoze.
Shumica e këngëtareve fitojnë shumë nga profesioni i tyre, mirëpo asnjëra nga to, nuk ka arritur që të spikas në çdo paraqitje si Morena Taraku.
Ajo është Miss Kosova e vitit 2010, dhe prej atëherë së paku duket të jetë një nga femrat më të pasura të showbizz’it shqiptar.
Ndërkohë që dihet se një nga bizneset e saj ishte një butik i cili tashmë është i mbyllur, pasiqë teshat shiteshin shtrenjtë për xhepin e një kosovari të zakonshëm.
https://www.instagram.com/p/BOScE17h8Ox/
Nga po i pikin të gjitha këto pare. Parat e kujt janë mbrapa këtij standardi të Tarakut?
Të nisim nga këndimi dhe videoklipet e saj. Që prej vitit 2014 ajo solli 5 projekte, ku ndër të parat ishin kënga “Off” dhe “My Love’’ të cilat arritën rreth 500 mijë klikime në YouTube.
“Lule” dhe “Amore’’ me 3.8 milionë klikime gjithsej, dhe si ‘më e sukseshmja’ ishte bashkëpunimi me rep artistin Stresi në këngën ‘Ki me bo ‘ me gjithsej 7.5 milionë klikime, dhe “Inat’, me 3.3 milionë klikime.
Dhe me vetëm 1 milion klikime është e fundit. “Shlif”.
https://www.instagram.com/p/BaWdrtLlbnt/
Por, pas gjithë kësaj ajo rallëherë organizon koncerte ose ftohet për to brenda dhe jashtë vendit. Mirëpo, kjo nuk duket se paraqet problem për bukuroshen Taraku, pasiqë luksi nuk i mungon, dhe pak kush mund ta përcjellë atë.
Në opinion janë shpërndarë thashethëme të llojllojshme në lidhje me pasurimin e shpejtë të saj. Dikush nga cinikët e kryeqytetit thonë se Taraku ‘duke shitur libra në amazon fitoi shumë para’.
Por i vetmi fakt për të gjitha këto, mbetet deklarata e saj që thotë se të gjitha i ka arritur me shumë punë dhe angazhim, të pandalur.
Mjafton t’i përcjellni fotografitë e saj në instagram dhe të kuptoni luksin e saj.
https://www.instagram.com/p/BZf_DkMF3Aj/
Duke filluar prej veturës luksoze ‘Porche Panamera’ që kap vlerën e rreth 65 mijë eurove, e deri tek garderoba e saj që përfshin markat si ‘’Louis Vuitton’, ‘Fendi’, ‘Chanell’, ‘Roberto Cavalli’, ‘Gucci’, ‘Prada’ prej të cilave vetëm një çantë dore arrinë çmimin deri në 4 mijë euro.
Përpos këtyre, nuk i mungojnë, as pushimet ekstravangante, në vëndet më ekzotike të botës.