Kush është polici që vrau Xhemail Mustafën, e tash jeton i lirë në Gjermani?!

  27 Oct 2017

Ditëve të fundit, në opinionin publik në Kosovë, është ri aktualizuar tema e vrasjeve politike që kanë ndodhur në Kosovë, kryesisht të anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në prag të fillimit të aktivitetit të Gjykatës Speciale, përveç viktimave dhe familjarëve të të vrarëve, edhe shumë personalitete kanë filluar të japin opinionin e tyre rreth këtyre vrasjeve.
I fundit që ka folur për këto është edhe gazetari Milaim Zeka. Sipas Zekajt, vrasësi i Xhemail Mustafës dihet, duke theksuar që ai është një ish polic e që tash jeton në Gjermani.

“Kur është bë atentati ndaj Rugovës me Solanën ishte në plan të flitej për pavarësinë e Kosovës dhe kur ndodhi kjo u shty pavarësia. Këtë e kanë bë me direktiva të Beogradit, se i tillë duhet të cilësohet vrasësi i Xhemail Mustafës. Dihen me emra kush e ka vra Xhemail Mustafën e Enver Malokun. Prokuroria i ka emrat. Vrasësi i Mustafës është ish-polic që jeton në Gjermani”, ka thënë Zeka.

Por duke folur për këtë Zeka nuk ak përmendur emrin se kush eshte ai. Kjo nuk është hera e parë kur njerëz të skenës publike flasin për persona të cilët kanë kryer vrasje, por nuk zbulojnë emrat e tyre, shkruan “Bota sot”.

Rasti i ngjashëm ishte edhe ai javë më parë kur avokati Tomë Gashi, kishte thënë se vrasësi i Ibrahim Rugovës është vrarë dhe nuk është gjallë, duke mos bërë publike emrin e tij.

“Sa i përket Atentatorit ndaj Presidentit Rugova aj eshte vrare para nji kohe ne nji rast dhe nuk eshte ma nder ne. Unë nuk dua ta zbuloj emrin, sepse këtë duhet ta bëjë prokuroria e shtetit”, kishte deklaruar Gashi.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.