fbpx
Kush është Ilir Salihu, që deputetët po e përmendin për “nisjen e të keqes në PTK”?

Kush është Ilir Salihu, që deputetët po e përmendin për “nisjen e të keqes në PTK”?

  14 May 2019

Një pjesë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, po e akuzojnë ndër tjerash një person, si përgjegjës që nis ‘shkatërrimin’ PTK-së përmes projekteve për futjen e kompanive private në bashkëpunim me VALA-n, me saktë me Z Mobile.

Dy nga ta ishin Arber Rexhaj nga Vetëvendosje dhe Milaim Zeka nga Nisma. Fjala është për Ilir Salihu.

Në një CV të publikuar nga ai, thotë se ka një karrierë të bujshme menaxheriale. Salihu duket se ka qenë goxha i privilegjuar nga politika, pasi ka udhëheq institucion shumë të rendësishme të ekonomisë në vend.

Me formimin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM), Salihu u angazhua në fillim si zyrtar për privatizim, për të kaluar pastaj në Departamentin e Ndërmarrjeve Publike, ku në vitin 2005 emërohet drejtor i këtij departamenti dhe zëvendësdrejtor i AKM-së për ndërmarrjet publike”, shkruan ndër tjera në CV-në e tij.

Gjatë viteve 2005-2008, Salihu ka udhëhequr Bordin e drejtorëve të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK) dhe të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Nën udhëheqjen e tij këto dy ndërmarrje shënuan një progres të rëndësishëm dhe shumëdimenzional. PTK-ja arriti të shkëputej nga mentaliteti socialist i qeverisjes dhe të orientohej drejt ekonomisë së tregut dhe konsumatorit”, shkruan më tutje ai në CV-në e Ilir Salihut.

Përveç angazhimeve të tjera, Ilir Salihu në qeverinë e Isa Mustafes kishte qenë Këshilltar i lartë i Ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

Këtu mund ta gjeni CV-në e tij të plotë