Kush është emëruar zëvendësministër i ri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik

  31 Oct 2017

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, sot ka marrë vendim që të emëroi Besnik Bekën zëvendësministër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Kjo pozitë Bekës i besohet në bazë të marrëveshjes së koalicionit qeverisës, pasi që ai vjen nga radhët e AKR-së. Besnik Beka deri më tash ka qenë Drejtor i Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike në komunën e Mitrovicës, e cila drejtohet nga Agim Bahtiri, raporton GazetaBlic.com

Ai po ashtu ishte edhe bartës i listës së AKR-së në Mitrovicë në zgjedhjet e 22 tetorit, ku tashmë do të jetë edhe pjesë e Kuvendit Komunal të Mitrovicës.

Ndryshe, Ministria e Zhvillimit Ekonomik drejtohet nga Valdrin Lluka i AKR-së, i cili deri në momentin e emërimit në këtë pozitë ishte drejtor i fabrikës së kërpudhave “Hirano Mushrooms” në Gushavc të Mitrovicës, që ishte premtim i Agim Bahtirit në zgjedhjet e vitit 2013.

“Gazeta Blic” ka arritur që të sigurojë edhe një kopje fizike të vendimit të Kryeministrit Haradinaj për emërimin e Bekës si zëvendësministër në qeverinë e tij.

 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.