Deputetja Mimoza Kusari-Lila e cila kandidoi për kryetare të Gjakovës në zgjedhjet e sotme, sipas sondazhit të Klan Kosovës, do të shkojë në balotazh me Ardian Gjinin e AAK-së.Ajo tha se nuk është e qartë ende nëse do të ektë balotazh ose jo.Sipas saj, kjo gjë do të dihet pasi që të numërohen votat nga KQZ-ja, shkruan Periskopi.“Definitivisht Alternativa është e Gjakovës dhe ne jemi të parët në Gjakovë. Komuna e Gjakovës është shkëputur nga një situatë në vitin 2013 dhe nuk ka njeri që e kthen më në atë situatë. Gara ime për Gjakovë ka qenë dhe mbetet në sinqeritetin ma të madh për me nxjerr prej një gjendje që e ka fut Aleanca. Kjo garë shkon përtej individëve”, tha ajo, shkruan Periskopi.Ajo gjatë një prononcimi për Klan Kosovën përshëndeti edhe Baton Haxhiun në mënyrë ironike dhe akuzoi atë dhe televizionin e tij për njëanshmëri gjatë fushatës.Ndërsa, tha se Ardian Gjini, i cili kishte thënë se nuk e duron zërin e Mimoza Kusari-Lilës, do të duhet ta duroj për 4 vjetët e ardhshme, derisa paralajmëroi edhe përmbysje të rezultatit.“Aq më mirë, do t’ia them Ardianit edhe shumë gjana që mbetëm pa ia thanë. Zërin tim do ta duroj edhe për katër vjetet e ardhshëm. Ndryshimi ka filluar në Gjakovë, shpejt do të ketë përmbysje të Qeverisë edhe në Prishtinë”, tha ajo.