fbpx

Kurti tregon se kush i tregoi letrat e perplasjes ne VV!

  09 Dec 2017

Tinka Kurti, një nga aktivistet me pozita të larta në Vetëvendosje, duke përfshirë edhe zyrën për informim, është pozicionuar përkrah grupit të mbështetësve të Albin Kurtit.

Ajo, madje ka akuzuar drejtpërdrejt grupin e pozicionuar kundër Kurtit, si persona që dje kanë nxjerr në publik, mesazhet e edhe letrat e komunikimit të brendshëm. Sipas saj kjo është bërë me qëllimin për t’i demonizuar aktivistët nga Shqipëria, të cilët vërehet edhe nga komunikimi me letra se janë mbështetës të ish’liderit të kësaj partie, shkruan gazetametro.net.

 

Kurti thotë se me këtë është pretenduar që të viktimizohet Aida, e cila do të jepte përgjegjësi para organeve të Lëvizjes për fyerjen që i kishte bërë Albinit.

“Rrjedhja e informatave të pjesërishme dje në media, me të cilat u tentua që të demonizohen aktivistët nga Shqipëria e të viktimizohet Aida, ka pasë për qëllim t’i paraprijë kritikës që do t’i bëhej veprimit të saj, nga organet e Lëvizjes. Sa e ultë fshehja e personave të tjerë pas saj dhe shpifjet e pabesueshme”, ka shkruar Tinka Kurti.