Në debatin për Prishtinën të organizuar nga Jeta në Kosovë më 2013, Ahmeti e kishte quajtur arrogant Isa Mustafën, i cili nuk kishte pranuar të ballafaqohej me kundërkandidatët në debat.
“Sipas mendimit të tij ai mendon se qëndron mbi krejt të tjerët dhe arroganca është ajo që zakonisht i ka rrëzu njerëzit prej pushtetit. Zullmi këputet prej trashit Mendoj se sonte nuk duhet të mirremi pse ai nuk ka ardhë. Mendoj se i kemi të gjithë kandidatët që e kanë parë të vlefshme të vijnë dhe të shpjegojnë programet e tyre para qytetarit. Është mirë që qytetarët t’i ndëshkojnë ata që nuk dalin e të vlerësojnë kandidatët që vijnë në debate”, kishte thënë Ahmeti.