Kur Presidentit dhe bashkëpunëtorëve të tij u rrezikohej jeta nga sigurimi serb, ish truproja e Rugovës publikon pamje të rralla nga një takim në Cyrih

Kur Presidentit dhe bashkëpunëtorëve të tij u rrezikohej jeta nga sigurimi serb, ish truproja e Rugovës publikon pamje të rralla nga një takim në Cyrih

  20 Apr 2019

Ish presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, nuk kishte reshtur asnjëherë lobimin e tij për Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik.

Udhëtimet e tij nuk pushuan as pas përfundimit të luftës. Ai shkonte nëpër vendet euro-perëndimore dhe në SHBA për të paraqitur aspiratat e popullit të Kosovës për pavarësi. Stacioni i tij kryesor apo pikënisja e takimeve ndërkombëtare të Presidentit Rugova ishte, Zvicra përkatësisht Cyrihu.

Kështu kishte vepruar edhe në prill të vitit 2000, kur kishte shkuar në një takim të rëndësishëm në  Cyrih të Zvicrës, në një hotel zonën Kloten bashkë me një delegacion nga Kosova, ndërsa pjesë e këtij takimi ishte edhe botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj.

Image

Botuesi i gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj (majtas), ish presidenti Ibrahim Rugova (djathtas), Agim Mehmeti zëdhënës i Ahmet Krasniqit (djathtas) dhe Lulzim Maliqi

Detaje nga ky takim ka dhënë Lulzim Maliqi, ish pjesëtar i sigurimit apo mbrojtjes së afërt të Presidentit Rugova në Zvicër dhe tani nënkryetar i LDK-së në këtë shtet.

Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, Maliqi ka publikuar disa fotografi të marra nga videoja e takimit në fjalë.

“Zürich / Kloten, 04/2000, në shërbim të Presidentit të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova

Image

Ish Drejtori i Akademisë Policore të Kosovës, Hajrullah Tërnava (majtas), botuesi i gazetës “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj (majtas), ish presidenti Ibrahim Rugova (djathtas) dhe Agim Mehmeti zëdhënës i Ahmet Krasniqit (djathtas)

Ndërsa, ai për gazetën “Bota sot”, ka dhënë detaje të tjera nga takimi në fjalë.

“Ky takim ka ndodhur në muajin prill të vitit 2000. Ne kemi qenë mbrojtje e afërt e Presidentit Rugova, pra shërbim i sigurimit në krye me z. Elez Nikqi. Të pranishëm në takim kanë qenë Ish Akademisë Policore të Kosovës në Vushtrri, Hajrullah Tërnava, ish zëvendësministri në Ministrinë e Mbrojtjes Agim Mehmeti (tashmë i ndjerë) dhe botuesi i gazetës “Bota sot” Xhevdet Mazrekaj. Në takim është diskutuar për formimin e ushtrisë së Kosovës” ka treguar Maliqi.

Image

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.