Kur Lumir Abdixhiku e akuzonte Beqirin se ka “kapur shtetin”

  22 Nov 2017

Image result for lumir abdixhiku

 

Kishte qenë marsi i vitit 2016 dhe tema e “banesës së Ismet Beqirit” në Prishtinë ishte rikthyer në aktualitet në mediat dhe në rrjete sociale.

Kjo kishte bërë që ateherë eksperti Lumir Abdigjiku të dilte me një deklarim të fortë kundër atyre zyrtarëve shtetërorë që e përdorin pushtetin për të mirat e saja familjare.

Ishte treguar jashtëzakonisht i ashpër në një status në Facebook sa e kishte akuzuar Ismet Beqirin për “kapje të shtetit”.“Me i nda vetit banesë 130 metërshe n’qendër të Prishtinës për 10 mijë euro s’është as e drejtë e as ligjore hiç – veç kapja jep përfundim si ky. Moskuptimi i keqpërdorimit e mbrojta e tij thuajse s’është bërë gjë, është edhe ma zi. Do të thotë se të tilla vendime do t’i merrje sërish. Viti 2016, me pallavra si këto s’shkon më”, kishte shkruar Abdigjiku, duke marrë përkrahje të madhe në publik.

Por nuk kishte shkuar shumë kohë, dhe Abdigjiku iu bashkua Lidhjes Demokratike të Kosovës, pjesë e së cilës në instanca të larta është Ismet Beqiri.

Gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare dhe atyre lokale, Abdigjiku dhe Beqiri kanë qenë së bashku duke kërkuar vota dhe besimin e qytetarëve për të qeverisur me vendin dhe komunat e Kosovës.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.