KUR, KU DHE KUSH E FORMOI USHTRINË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS ?

Më 10 dhjetor, 2007 në emisionin OPINION të tv Klanit dhe të transmetuar drejtpërdrejt edhe nga RTK, të ftuar ishin Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe kandidati për Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi.
Në mes tjerash në këtë emision, në pyetjen e gazetarit, Blendi Fevziu, se cili do të jetë fati i flamurit kombëtar në Kosovë etj., Hashim Thaçi deklaroi,citoj”…unë kur e kam themeluar UÇK-në, jam betuar para flamurit kombëtar…”.
Dëshiroj të ndalem te themelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse kjo krijesë e lavdishme, që me luftën e saj heroike kundër hordhive ushtarako-policore të Serbisë në Kosovë ia ka ndryshuar pamjen atdheut, ngase Kosova pas luftës së zhvilluar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka larguar Serbinë përfundimisht nga Kosova, dhe “de fakto” jeton e lirë, ndërkaq të gjithë e dimë se edhe “de jure” e presim pavarësinë e Kosovës, e cila me perkrahjen e fuqishme te Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nje pjese te shteteve të fuqishme të Bashkimit Evropian do te bëhet patjeter.

Kundërshtimi i prezencës ish-jugosllave nga shqiptarët e Kosovës, daton që me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Format e pakënaqësisë së shqiptarëve që atëherë e deri me daljën në skenë të Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, kanë qenë të ndryshme, por vetëm Ushtria Çlirimtare e Kosoves e bëri realitet ëndrrën e qindra-mijëra dhe miliona gjeneratash, për të qenë e lirë dhe e pavarur Kosova.
Por edhe pas kaq vitesh largimi të Serbisë nga Kosova, dhe më shumë se një decenie kur pushkët e para u zbrazën mbi uniformat e ushtrisë, policisë dhe pjestarëve të shërbimit sekret serb UDB, në Kosovë, vazhdon të mos dihet se kur, ku dhe nga kush u themelua Ushtria Çlirimtare e Kosovës?
Ushtrinë Çlrimtare për Presheve, Medvegjë dhe Bujanoc-UÇPMB, dhe Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare-UÇK, dihet kur, ku dhe kush i formoi, në cilën date, në cilin muaj dhe në cilin vit? Dihen Komandantet e parë, dihen perfaqesuesit politikë, dihet përbërja e Shtabeve të Pergjithshme.
Por për dallim nga dy ushtrite shqiptare te me vonshme UCPMB dhe UCK(e Maqedonisë) të cilat tanime dihet se si u themeluan,ku dhe nga kush,vazhdon te mbetet errësire e plotë saktesia e lindjes së madhe të Ushtrise Clirimtare të Kosovës?
Duke qenë se jam shqiptar dhe pretendoj se jam njohës i mirë i historisë së popullit shqiptar të Kosoves dhe pjeseve te ndara të Shqipërisë, dëshiroj ta di sakt me sa vijon:
Kur, ku dhe kush e themeloi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës?
Në cilin vend u bë ngjarja historike e shekullit për Kosovën dhe shqiptarët? Cila Krahinë e Kosovës pati fatin e madh të ishte nikoqirja e ceremonisë së themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?
Cili ishte fshati apo qyteti që përjetoi gjithashtu fatin historik të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?
E kujt ishte shtëpia, ku u themelua Ushtria Çlirimtare e Kosovës?
Kush ishte zot i asaj shtëpie që priti dhe përcolli themeluesit e famshëm të famëmadhes dhe të lavdishmes Ushtria Çlirimtare e Kosovës?
Kush ishin anëtarët që e nënshkruan aktin e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?
A ishte nënshkrues i ndonji dokumenti të rëndesishëm themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i famshmi Adem Jashari?
A ishte nënshkrues Hashim Thaçi?
A ishte nënshkrues Jakup Krasniqi?
A ishte nënshkrues Azem Syla(i njohur si komandanti i Pergjithshëm i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës)?
Populli Shqiptar i Kosovës dhe i gjithë trevave të tjera duhet ta dijë:
Cili ishte roli i Komandantit Legjendar Adem Jashari në themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?
A merrte pjesë aktive në proceset e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, e cila pas rënies së Tij heroike me tërë familjen do të shndërrohej ne uragan popullor goditës për Serbinë dhe ushtrinë e policine e saj ne Kosovë?
Sa nga nënshkruesit e aktit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë dëshmorë të kombit?
Cilat ishin detyrat dhe funksionet që kryen në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës sa ishin gjallë dëshmorët e kombit themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?
A ishin dëshmorët e kombit:Komandanti Adem Jashari,Hamëz Jashari,Luan Haradinaj,Adrian Krasniqi,Zahir Pajaziti,Muj Krasniqi themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?
Cilat ishin detyrat e themeluesve të tjerë që sot janë të gjallë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,përpos Hashim Thaçit i cili deklaroi se “…unë jam themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…”, më 10.dhjetor 2007,në emisionin e tv Klan,funksionet e të cilit deridikund edhe i dijmë?
A është pjesëmarrës i mbledhjes themeluese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Legjendari Adem Jashari?
A e din kur, ku dhe nga kush është themeluar Ushrisë Çlirimtare të Kosovës, ish – zëdhënësi karizmatik i saj, Jakup Krasniqi?
A e din kur, ku dhe nga kush është themeluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ish-zëdhënësi për diasporë i saj, Bardhyl Mahmuti?
A e dijnë Gjeneralët Sylejman Selimi, Ramush Haradinaj, Nuredin Lushtaku, Shukri Buja, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj, Lahi Brahimaj, Ramiz Lladrovci, Agim Çeku, Selim Krasniqi, Rrahman Rama, Rrustem Mustafa, Gëzim Ostreni etj., se kur, ku dhe nga kush është formuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës?
A e din ish-Përfaqësuesi i Përgjithshëm Politik i Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës Baca Adem Demaçi, kur, ku dhe nga kush është themeluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës?
A e dinë personalitetet politike, kombëtare dhe ushtarake: Mehmet Hajrizi, Fazli Veliu, Hydajet Hyseni, Azem Syla, Ali Ahmeti, Ukshin Hoti, Emrush Xhemajli, Gani Sylaj, Bajrush Xhemajli, Gani Koci, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Sejdi Veseli, Ramadan Avdiu, Sokol Bashota, Ibrahim Kelmendi, Ramë Buja e shumë të tjerë, se kur, ku dhe nga kush është themeluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës?
Ku është themeluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës?
A ka mundësi të dihet nëse është themeluar në fshat, atëherë në cilin Fshat?
Në cilin qytet është themeluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës?
Në cilat male është themeluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës?
Në cilat shtete është themeluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës?
Tash kur po vjen dita dhe ajo është shumë e afërt, për t’u bërë e pavarur Kosova heroike, për lirinë dhe çlirimin e të cilës Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë të pamundurën, do të ishte njerëzore dhe obligim kombëtar, që protagonistët e skenës politiko-patriotiko-ushtarake, të mblidheshin dhe ta dekonspironin këtë ngjarje me rëndësi historike, nëse ajo është mbajtur sekret!
Populli shqiptar, jo vetëm i Kosovës, meriton t’i dijë më në fund bijat dhe bijtë e tij që e kanë formuar të lavdishmen dhe famëmadhen Ushtri Çlirimtare të Kosovës?
Themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të rënë e të gjallë duhet të vendosen në tribunën e nderit të kombit?
Ata këtë e meritojnë dhe kjo duhet të ndodhë sa më shpejt?
Vendi ku është themeluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës, më në fund duhet të dekonspirohet, dhe ajo të fillojë e të vizitohet nga shqiptarët dhe të merret në mbrojtje të shtetit të ardhshëm të Kosovës, e të trajtohet si vlerë universale kombëtare?
Data kur është themeluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duhet të bëhet publike dhe të futet në kalendarin historik të kombit dhe të fillojë e të mësohet nëpër shkolla?
Në të kundërtën, nëse vazhdohet të mos dihet edhe më tej vendlindja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës?, mjerisht atëherë del se ajo nuk është themeluar nga shqiptarët dhe nji zot e di se kush e ka krijuar këtë krijesë, që qindpërqind është vënë në anën dhe mbrojtjen e substancës së popullit shqiptar të Kosovës.
Unë autori nuk e di se kur, ku dhe kush e ka formuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës?, por besoj fuqishëm se ajo nuk ishte krijesë dhe dorë e zgjatur serbe, siç e quante poshtërsisht i mjeri Ibrahim Rugova dhe mjeran, të shitur e të poshtër tjerë.