Kur Haradinaj deklaronte: Nëse arrestohen Albini, Albulena, Donika e Fatoni, ne do ta arrestojmë Isa Mustafën (Video)

  23 Nov 2017

 

Veprimet e fundit ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen e gazit në Kuvendit e Kosovës, kanë ngjallur reagime.

Pasi dje Policia e Kosovës shkoi te banesa e deputetit Albin Kurti dhe kërkonte edhe deputetet Donika Kadaj Bujupi dhe Albulena Haxhiu, ka pasur reagime se si kryeministri i Kosovës, nuk ka ndonjë reagim lidhur me këtë çështje.

Madje, për deputetët, u dha edhe urdhër arrest. Në seancën e djeshme për çështjen e gazit ishte i pranishëm vetëm deputeti Faton Topalli.

Por çka kishte deklaruar Ramush Haradinaj kur ishte në opozitë, pikërisht për rastin e Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Donika Kadaj Bujupit dhe Faton Topallit

Ja biseda e plotë në emisionin Interaktiv atëkohë:

Gazetar: Nëse instistohet sërish në arrestimin e zotit Kurtit, zonjës Haxhiu, zotit Topalli, zonjës Kadaj Bujupi. A do të jetë reagimi i njëjëtë i opozitës për t’i liruar ata isç bëtë atë natë.

Haradinaj: Shiqoni, ose do t’i lirojmë ata, ose do të arrestojmë kryeministrin Mustafa në emër të popullit ose dikë tjetër…pra nuk ka këtu kthim prapa. Jo..nuk është anarki, kjo është vendosje e rendit dhe ligjit në vend.

Dikush është kah ia jep vetes të drejtën ma s’pari me e  vjedhë këtë popull me e repë në emër të qeverisjes.

Dikush po ia jep vetes të drejtë me ba marrëveshje për këtë vend që janë të damshme për gjeneratat, pa ba consensus, pa diskutu, pa u marrë vesh me ta.

Dikush po ia jep vetes të drejtë që diciplinimin e opozitës me e ba edhe me policë edhe me prokurorë, çka i ka mbetë ma tjetër këtij populli. Çka i ka mbetë më këtij populli pos me ia kthy me masa të njëjta?

Mosreagimin e kryeministrit, deputetja Albulena Haxhiu e ka quajtur ‘të turpshëm dhe të gërditshëm’.

Reagimi i saj në Facebook:

Veprimet e gazit lotesjelles ne Kuvendin e Republikes kane qene veprime politike dhe ne ate kohe i kemi nderrmare bashke me opoziten e asaj kohe, AAK dhe Nismen. Falë atyre veprimeve, ne kemi arritur ta ndalojme bosnjezimin e Kosoves dhe faljen e territorit!

Ne ate kohe, kur gjykatat e kapura leshonin fletearreste dhe benin perndjekje politike, kunder kesaj reagonte edhe Ramush Haradinaj por edhe Fatmir Limaj!

Sot, nga frika e humbjes se karriges, kryeministri aktual Ramush Haradinaj, nuk flet per persekutimin e deputeteve! O sa e turpshme dhe e gerditshme!

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.