Kuptoni shenjat që jep trupi para një infarkti

  25 Oct 2017

Doni të njiheni me shenjat paraprake të një infarkti? Ja disa nga shenjat më të zakonshme që mund t’i konstatoni lehtësisht…

Lodhje, plogështi

Nëse ndiheni vazhdimisht të lodhur ose të plogësht pa asnjë shkak, nuk duhet ta injoroni këtë shenjë. Njerëzit që rrezikohen nga ataku në zemër mund të ndihen të lodhur edhe kur bëjnë veprime krejt të thjeshta, si rregullimi i shtratit apo bërja dush.

Çrregullime të rrahjeve të zemrës

Problemet me ritmin e zemrës (aritmia e zemrës) ndodhin kur impulset elektrike që koordinojnë rrahjet e zemrës nuk funksionojnë siç duhet, duke shkaktuar kështu rrahje më të shpejta, më të ngadalta apo të çrregullta të zemrës.Dhimbje në të gjithë pjesën e kraharoritMeshkujt dhe femrat përjetojnë dhimbje të kraharorit në forma dhe intensitet të ndryshëm. Tek meshkujt, kjo simptomë u referohet shenjave më të rëndësishme të atakut në zemër, që nuk duhet të injorohet. Ndërsa tek gratë, prek vetëm 30% të tyre. Dhimbja mund të përhapet edhe tek njëri ose të dyja krahët (më shpesh tek i djathti), në qafë, shpatulla, nofullat e poshtme.

Pagjumësia lidhet gjithashtu me një rrezik më të lartë për të pësuar atak në zemër ose goditje në tru, që është më e zakonshme tek gratë. Pagjumësia shoqërohet edhe me ankth dhe hutim.Probleme me frymëmarrjenGulçimi ose ndjesia sikur nuk mund të marrësh frymë thellë janë shenja paralajmëruese të atakut në zemër. Ata shfaqen zakonisht si tek meshkujt ashtu edhe femrat gati 6 muaj para një sulmi në zemër. Përshkrimi: Ndjesia sikur nuk po merr mjaftueshëm ajër, marramendje dhe probleme me frymëmarrjen.Djersitja e shumtëDjersitja e shumtë dhe pazakontë është një shenjë e parë e atakut në zemër. Mund të ndodh në çdo kohë të ditës ose natës. Kjo simptomë prek gratë më shpesh, ku zakonisht ngatërrohen me afshet e nxehta ose djersitjen gjatë natës, shenja këto tipike të menopauzës. Përshkrimi: Simptoma të ngjashme me gripin, lëkurë të ftohtë dhe djersitje pavarësisht se temperaturat nuk janë edhe aq të larta. Njerëzit që rrezikohen nga ataku në zemër djersitin më shumë gjatë natës? në mëngjes çarçafët mund të jenë bërë qull nga djersa.

Dhimbje në pjesën abdominale

Dhimbjet në pjesën abdominale, të përzierat edhe kur stomaku ose bosh ose plot, ndjesia e fryrjes në bark, aciditeti në stomak janë disa nga simptomat që paralajmërojnë për atak në zemër (ashtu si edhe për shumë sëmundje të tjera). Dhimbjet në pjesën abdominale para një ataku në zemër kanë natyrë episodike, lehtësohen dhe më pas rikthehen për periudha të shkurtra kohe. Tensioni fizik mund t’i përkeqësojë edhe më shumë dhimbjet e barkut.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.