Kuotat në bastore për Kosovë-Bullgari, nëse keni ku të luani!

Kuotat në bastore për Kosovë-Bullgari, nëse keni ku të luani!

  23 Mar 2019

Kosova është llogaritur si favorite edhe nga bastoret për ndeshjen me Bullgarinë. Të gjitha bastoret e mëdha botërore i kanë dhënë kuotë favorizuese përfaqësueses tonë.
Nga 2.20 deri ne 2.40 është kuota që parashikon fitoren e vendasve në ndeshjen e të hënës.

Nga 3.00 deri në 3.15 është parashikuar barazimi, ndërsa fitorja e mysafirëve është llogaritur nga koeficientët 3.10 deri në 3.35.

2.30 parashikohet përfundimi i ndeshjes me tre e më shumë gola, apo në zhargonin bastoresk, 3+.
Por, një gjë të tillë nuk dihet nëse mund ta bëni ngase në Kosovë po vazhdon procesi i mbylljes së bastoreve në nivel vendi!

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.