KUJDES: Siguria në hotel, kjo është gjëja e parë që duhet ta kontrolloni posa të futeni në dhomë (Foto)

  13 Nov 2017

Siguria e hotelit është prioritet i të gjithë turistëve sa i përket sigurisë së gjërave të tyre.

Në dhoma të hotelit shpeshherë gjenden edhe kasaforta të cilat shërbejnë si vend i mirë për t’i vendosur gjërat e vlefshme dhe të shtrenjta, pavarësisht zbulimeve të reja të cilat tregojnë se sa lehtë mund të thyhen ato, transmeton Telegrafi.

Por, ekziston një pjesë e dhomës e cila gjithmonë duhet të kontrollohet kur futeni në hotel.

Spiuni i derës shpeshherë shfrytëzohet nga mysafirët për të parë kush është jashtë dhome. Por, spiuni i derës mund të përdoret edhe nga ata jashtë për të parë dhe incizuar se kush është brenda.

Nëse e vëreni se në dhomën tuaj spiuni i derës është i dëmtuar apo është “i çuditshëm”, menjëherë kërkoni t’jua ndryshojnë dhomën.

Kjo për shkak se spiuni i derës mund të ketë ndonjë kamerë të fshehur brenda e cila e incizon pjesën e brendshme të dhomës.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.