“KUJDES SE PO E VRANI VETEN” – KURTI I KËRKON SQARIME VESELIT [VIDEO
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka kërkuar publikisht sqarime kryeparlamentarit Kadri Veseli për një deklaratë që e kishte dhënë pak javë më parë në Kuvendin e Kosovës.
Bëhet fjalë për fjalët: “Kujdes se po e vrani veten”, që kreu i Kuvendit ia kishte drejtuar deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Veseli i kishte kërkuar kujdes deputetëve të VV-së, pasi sipas tij, kjo parti e kishte dërguar drejt “vetëvrasjes aktivistin e saj, Astrit Dehari.”
Kurti, në fjalimin e mbajtur sot në marshin protestues të organizuar sot, në kërkim të drejtësisë për Astrit Deharin, ka thënë se Veseli duhet të tregojë se çfarë deshi të thonte me atë deklaratë, raporton Insajderi.
“Kryeprokurori i prokurorisë në rajonin e Prizrenit, Sylë Hoxha, pati thënë se Astrit Dehari ka kryer vetëvrasje. Paraprakisht kryetari i Kuvendit Veseli pati thënë se po e vrani veten: ‘Kujdes se po e vrani veten’. Ky duhet të tregoj se për çfarë e kishte fjalën”, ka thënë Kurti.
Marshi protestues “Drejtësi për Astritin” është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, me rastin e një vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.
Protestuesit fillimisht u mblodhën para Bibliotekës Kombëtare për të vazhduar para Qeverisë së Kosovës.
Gjatë kësaj proteste do t’i bëhet thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha autoriteteve shtetërore, që të marrin urgjentisht përgjegjësitë e tyre për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit.
.”>

Në mbyllje të marshit protestues, aktivistët e VV-së gjuajtën me ngjyrë objektin e qeverisë.
Astrit Dehari vdiq saktësisht një vit më parë, më 5 nëntor të vitit 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.