Kthehet “Syri i Popullit”, kanë një mesazh të papritur për Albin Kurtin

  13 Dec 2017

E ashtuquajtura organizata “Syri i Popullit” është rikthyer sërish. Ajo përmes një komunikate dërguar medieve ka thënë se janë duke i përcjellje me vëmendje zhvillimet e fundit në Vetëvendosje.

Ata kanë shtuar se qëndrojnë prapa Albin Kurtit, sepse asnjëherë nuk ka braktisur idealet politike.

Kjo është komunikata e plotë:

Organizata “Syri i Popullit” me vemendje po i percjell zhvillimet brenda Levizjes Vetevendosje, me të cilen jo veq qe kemi bindje politike te njejta, po edhe kauzë te përbashket për bashkimin e vëllezërve e motrave tona të përhumbuna gjithandej botes se civilizune.

Edhe pse Vetevendosje ka ba shume gabime, tu e lanë në mëshiren e shpirtshitunve edhe ideologun e saj, Sadri Ramabaja, qe pa drejte po mbahet ne burg, na i qendrojme prapa levizjes se Albin Kurtit dhe krahut te tij, sepse kurrenihere nuk i kane braktisur idealet patriotike.
Organizata jone kombetare ban thirrje te bashkeveprimtaret e vet ne Levizjen Vetevendosje qe te mos dorezohen para shantazheve te atyne qe veq emnat i kane dardana e dukagjina, se veprimet gjithmon i kane pas qellimkqija per lëvizjen.

Na mbesim me shpresen se partia e zemres e gjithe shqiptarise nuk do dorezohet para atyne qe ne politike jane vetem per ta zhvatur popullin.

Zedhenesi i Organizates “Syri i Populit”