“Po kryeministri? Ku është strukur? Pse nuk flet? Çka mendon sot?”, pyet kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri pas vendimit të gjyqtarit të Gjykatës Themelore, Beqir Kalludra që të arrestohen tre deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurt, Albulena Haxhiu e Donika Kadaj Bujupi.
Ai vendimin e lëshoi sot për arsye të mospjesëmarrjes të tre deputetëve, të cilët akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar.
Ymeri thotë se politikisht dhe në aspektin kushtetues protesta e VV-së u dëshmua e drejtë dhe e domosdoshme.
“Duke e ndalur Zajednicën e shpëtuam rendin kushtetues të Republikës. Duke e pamundësuar ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi e ruajtëm integritetin territorial të Republikës. Këto fletarreste për deputetët e dënime makabër për aktivistët janë hakmarrje e Klanit Pronto dhe Pronto 2 të LDK-së. Për shkak se nuk i lejuam ta shkatërrojnë Republikën. Të dëshpëruar e në panik, sikur atëherë, do të dështojnë, sikur atëherë. Po Kryeministri? Ku është strukur? Pse nuk flet? Çka mendon sot? A kishim gabuar që u angazhuam bashkë në protestë? A është sot kundër protestës së përbashkët dje? A mendon sot se Zajednica e Marrëveshja për demarkacion është dashur të kalojnë? A është kapur edhe ai? Apo vetëm ia kanë lidhur gojën”, ka shkruar ai në Facebook.
Theme : Good News Lite