Të dashur studentë të komunës së Rahovecit,
Në fillimin e vitit të ri akademik 2017/2018, uroj të gjithë studentët e komunës së Rahovecit, e në veçanti ata që këtë vit nisin përgatitjen e tyre akademike.
Në këtë ditë të veçantë për Ju, familjet tuaja dhe të gjithë neve, dua të theksoj se nuk është aspak i lehtë rrugëtimi në një sistem botëror shumë konkurrues. Por, jam i sigurt se do t’ia dilni, sepse ju e dini se e ardhmja e Rahovecit varet nga suksesi juaj! E ardhmja e Kosovës varet nga fuqia juaj intelektuale!

Ju siguroj se do ta keni mbështetjen time me bursa dhe në forma të tjera për të arritur qëllimet tuaja dhe qëllimet tona për të ardhmen e vendit!
Paqi shëndet e suksese!