E nisëm fushatën zgjedhore në Krushë të Madhe të Ukshin Hotit. Aty morëm edhe përkrahjen e madhe, për të vazhduar më tutje derisa të takojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, deri në ditën e votimit, më 22 tetor 2017.
Bashkë me Kadri Dellova, Pranvera Sejfullahu dhe Selami Hoti (kandidatë për Kuvend Komunal nga Krusha e Madhe), shpalosëm programin për Rahovecin gjatë katër viteve të ardhshme.
Faleminderit për përkrahjen, krushjanë të dashur!
Do t’ua kthejmë me punë e zhvillim edhe më të madh!