Presidenti i partisë Serbia e Re, Velmir Iliç, ka zbuluar detajet nga takimi mes presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe zëvendës-sekretarit amerikan, Brian Hoyt Yi.
Kryetari, Iliç ka thënë sot në një deklaratë për mediat serbe se Hoit Yi i ka kërkuar presidentit të Serbisë, që ta njohë pavarësinë e Kosovës deri më 1 janar 2019, shkruan Insajderi.
Në një konferencë për media Iliç tha se Hoit Yi po kërkonte “një premtim të shkruar” se Kosova do të bëhet anëtare e OBK-së deri më 1 janar 2019, sipas tij zëvendës-sekretari amerikan i ka thënë Vuçiqit se nuk do të tolerojë as një ditë vonesë, shkruan Tanjug.
Iliç më tej ka pasur kritika të ashpra ndaj presidentit të Serbisë. Ka thënë se Vuçiq nuk e respekton Kushtetutën e Serbisë, duke tejkaluar kompetencat e tij.