KRYETARI I LDK-SË KA NJË KËRKESË PËR “ATA QË DESHËN TA RRËZOJNË GJYKATËN SPECIALE”

  25 Dec 2017

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se zhvillimi mbi shfuqizimin e Gjykatës Speciale ka qenë i paparashikuar, ka qenë iniciativë e fshehtë e dhunshme dhe përgjegjësinë për këtë iniciativë duhet ta japin ata që kanë dashur ta shfuqizojnë atë.

“Ai zhvillim ka qenë i paparashikuar sepse nuk është bërë publik, askush se nuk ka qenë ne dijeni për iniciativa të tilla, unë konsideroj që ajo iniciativë ka qenë e dhunshme, dhe përgjegjësinë duhet ta japin ata që e kanë dashur t’a shfuqizojnë Gjykatën Speciale në Kosovë”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se nuk sheh arsye tani për të shfuqizuar Gjykatën Speciale, dhe njerëzit që kanë bërë krime duhet të përgjigjen për veprimet e tyre.

“Ne nuk do të përkrahim një iniciativë të tillë, sepse nuk shohim asnjë arsye për një veprim të tillë në këtë kohë. Njerëzit që kanë bërë krime duhet të përgjigjen për veprimet e tyre. Sjellja në kuvend është veprim i gabuar sepse edhe nëse kuvendi e shfuqizon atë ligj, prapë ndërkombëtaret nuk do e lejojnë, sepse ata menjëherë do të reagojnë ashpër ndaj shfuqizimit të gjykatës special”, ka përfunduar ai

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.