Jo vetëm dera e zyrës së Kryetari të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka qenë ajo që ka bërë ndryshimin , por edhe një ndryshim tjetër e që ka të bëjë me fotografitë e vendosura në këtë zyre ka rënë në sy.
Bëhet fjalë për fotografinë e veprimtarit Hasan Prishtina që sipas fotografive duket se është vendosur në vendin ku më parë ka qenë fotografia e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.