fbpx

KRYEMINISTRI NUK E DI SE KUSH DUHET T’I INICIOJË LIGJET

  07 Dec 2017

Kryeministri Ramush Haradinaj, në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës u gjend në një pozitë të sikletshme.

Teksa u pyet pse Qeveria nuk po e inicion një ligj, doli në foltore duke i pyetur deputetët se përse nuk e bëjnë ata këtë gjë.

Ai ju drejtua deputetëve duke i pyetur “a duhet ti iniciojë qeveria ligjet apo deputetet?”

“Sepse është më mirë që ligjin me e inicu deputetet, se ligjin duhet me e inicu ju deputetët, apo duhet qeveria?Më falni që po ju pyes, a qeveria bon me e inicu ligjin a?”, tha Haradinaj gjatë fjalimit të tij seancën e Kuvendit.