Kryeministri Haradinaj nervozohet me një qytetar, i thotë “Mshele gojën” – Ja si reaguan protestuesit! (VIDEO)

  03 Nov 2017

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj deri sa ka dalë të bisedojë me familjarë e ashtuquajturit “Grupi i Kumanovës” një qytetar me nervozizëm e ka urdhëruar kryeministrin që t’i largojë policinë ku po zhvillohej protesta para Qeverisë.

E siç duket ky “urdhër” i qytetarit nuk i ka pëlqyer aspak kryeministrin Haradinaj, i cili më pas iu drejtua atij me një ton të lartë që të mos flasë më.

“Mshele ti atje. Kushdo që fol për këtë punë le ta mshel. Kam ardhë për juve”, ka qenë përgjigja e kryeministrit.

Më pas, Haradinaj ka biseduar me familjarët, ku iu është premtuar mbështetje më e madhe e institucioneve në lidhje me gjykimin e e të ashtuquajturit “grupi i Kumanovës”

“Nuk e di procedurat si kanë me shku por jemi të interesuar ta gjejmë një mënyrë që të ndërhyjnë palë neutrale ndërkombëtare, edhe në hetim edhe në gjykim… të cilët do t’ia nisin prej para ngjarjeve të Kumanovës e deri më sot”, tha Haradinaj.

“Ju shpreh keqardhje familjarëve që i kanë djemtë e mbyllur (në burg). E kemi përcjellë atë që ka ndodhë dje dhe jemi të habitur”, shtoi Haradinaj.

Në bashkëbisedim kishte edhe polemika të Haradinajt me familjarët e të dënuarve.

 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.