fbpx

Kryeministri Haradinaj emëron edhe një zëvëndësministër, ja kush është ai

  19 Dec 2017

Nga 67 zëvëndësministra ky numër është rritur në 68, raporton Drenica SOT.

Kështu, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka emëruar zëvendësministër, Shukri Maxhunin.

“Zëvendësministri emërohet për mbështetjen e Ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga Ministri si dhe zëvëndësimin e Ministrit kur ai mungon ose kur nuk është në gjendje të kryjë detyrën e tij” shkruan në këtë vendim.

Në bazë të numrit aktual të zëvendësministrave, qeveria Haradinaj del të mbajë numrin rekord të zëvendësministrave për dallim nga qeveritë e kaluara.