fbpx

Kryeministri braktis seancen,kjo eshte arsyeja!

  25 Oct 2017

Haradinaj largohet nga seanca për shkak të takimit me Hoyt Yee

Kryeministri Ramush Haradinaj u detyrua ta lëshojë sallën e Kuvendit në fillim të seancës plenare, pasi do të presë delegacionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga zëvendësndihmëssekretari amerikan, Hoyt Yee.

Kryeministri thotë se për shkak të agjendës së ngjeshur nuk do të mundë të qëndrojë më gjatë në seancën në të cilën është paraparë diskutimi rreth rishikimit të buxhetit.

Haradinaj thotë se pyetjeve të parashtruara nga deputetët do t’iu përgjigjen ministrat e deputetëve të tij.

Kryeministri shtoi që së shpejti në Kuvend do të sillet tema e dialogut, pasi kjo sipas Haradinajt, nuk është vetëm çështje e Qeverisë ose e Presidentit.